Fotot nga paparazzi/ Gramoz Ruçi i njëjti edhe pas largimit nga politika! Jeta e përditshme e ish-kryeparlamentarit larg vëmendjes mediatike

Apr 28, 2024 | 12:34
SHPËRNDAJE

Që pas largimit nga politika, daljet e tij publike kanë qenë të rralla. Flasim për ish-kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, që ka preferuar ta jetojë jetën tashmë larg sferës mediatike.

gramoz ruci (1)

Për shumë vite, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e politikës, ku ka mbajtur edhe disa poste të rëndësishëm. Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij 30-vjeçar në politikë, emërues të përbashkët ka pasur padyshim stilin serioz të tij, si në veshje, si në karakter, ku rrallëherë e kemi parë të buzëqeshur, duke ruajtur një profil të tillë në politikë.

gramoz ruci (6)

Por duket se edhe tani, pas disa vitesh, që është larguar nga politika, pak ka ndryshuar nga Ruçi.

Paparaci ynë e ka fotografuar në Bllok, ku ish-kryeparlamentari është shfaqur me një kostum blu të errët, ku duket duke dalë nga një bankë. Me një palë syze dielli, ish-politikani u duk si gjithnjë serioz, pa asnjë shprehi në imazh.

gramoz ruci (5)gramoz ruci (4) gramoz ruci (1) gramoz ruci (3) gramoz ruci (2) gramoz ruci (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura