Influencerja irakiane vritet para shtëpisë së saj, pamjet rrëqethëse nga sulmi

Apr 28, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

Tik-Tokerja irakiane është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në Bagdad, shkruan BBC. Sulmi ka ndodhur të premten mbrëma në kryeqytetin irakian në lindje të lagjes Zayne.

tik tokere

Ministri i Brendshëm irakian ka konfirmuar se gruaja e njohur në rrjetet sociale, është vrarë nga një vrasës i panjohur për autoritetet.

Në reagimin ministrisë thuhet se “një ekip i specializuar” është angazhuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj.

Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Saëadi, është qëlluar për vdekje në veturën e saj nga një person që iu afrua me motoçikletë.

Forcat irakiane të sigurisë thanë për AFP se sulmuesi ishte shtirur si shpërndarës i ushqimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura