Lufta në Ukrainë, agjencia ndërkombëtare: Rusia shtyn pagesat e borxheve të saj pas sanksioneve të forta te perëndimit

Mar 9, 2022 | 14:22
SHPËRNDAJE

Capture

Rusia po mendon të mos paguajë borxhet e saj së afërmi, ka paralajmëruar një agjenci e vlerësimit të borxheve, pasi sanksionet e vendosura pas nisjes së luftës në Ukrainë po godasin ekonominë e vendit.

Paralajmërimi erdhi nga Fitch Ratings të martën i cili uli vlerësimin e borxhit të Rusisë nga “B” në “C”.

Ashtu si agjencitë e tjera të mëdha të vlerësimit, Fitch e kishte ulur tashmë vlerësimin e Rusisë në fillim të këtij muaji në statusin ‘junk’ – që është kategoria e vendeve në rrezik për të mos qenë në gjendje të paguajnë borxhin e tyre.

“Vlerësimi “C” pasqyron pikëpamjen e Fitch se një mospagim i borxhit është i pashmangshëm,” tha agjencia në një deklaratë, duke shtuar se ulja e fundit e saj erdhi për shkak se zhvillimet e fundit kishin “minuar më tej gatishmërinë e Rusisë për të shlyer borxhin”.

Tregjet financiare në Rusi janë përfshirë nga një situatë e trazuar për shkak të sanksioneve perëndimore pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Kjo ka ngritur shqetësime të mëdha për aftësinë dhe gatishmërinë e saj për të paguar borxhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura