Shiste drogë pranë shkollave në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar. U kap mes turmës së nxënësve me doza kokaine dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal  

Apr 29, 2024 | 9:48
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka ar5restuar një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i kapur pranë shkollave me lëndë narkotike.

droge ne shkolla

Prej disa kohësh policia e Folignoa është angazhuar në shërbime parandalimi dhe kontrolli pranë institucioneve arsimore, veçanërisht në momentet e hyrjes dhe daljes së nxënësve nga shkolla, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e dukurive kriminale si bullizmi, dhuna dhe droga.

Në një nga këto shërbime, në momentin e fluksit më të madh të nxënësve, patrulla e Seksionit të Radiomobilave ka vënë re praninë e një djali të ri, i cili i vetëm, i mbërritur me biçikletë nga një rrugicë në qendrën historike, është nisur drejt rrugës së shkollës për t’iu afruar shumë të rinjve.

I riu shqiptar, pasi pa policinë, me një manovër të papritur tentoi të hiqte atë që mbante në pëllëmbë duke e hedhur në tokë.

Policia e identifikoi djalin dhe sekuestroi dy pako të vogla me lëndë narkotike, kokainë. Më pas të riut iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, mbi një mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura