Balluku në SPAK, zbardhen detaje/ Zv.kryeministrja merret në pyetje për aferën e inceneratorit të Tiranës

May 15, 2024 | 16:58
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur nga thirrja në SPAK e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, Balluku është marrë në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

balluku spak

Balluku është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci dhe po merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës, si person në dijeni. Mësohet se Balluku është autoritet kontraktor në këtë ështje.

Sipas gazetares Lala, Balluku do të pytet si janë lëvruar fondet për këtë incenerator, ku janë lëshuar rreth 15 urdhër arreste, mes tyre edhe ish ministri Lefter Koka apo ish deputeti Alqi Bllako.

Ka patur edhe masa të tjera sa i takon zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, sic është Taulant Tusha.

KALLEZIMI PER RRUGEN KORCE-ERSEKE

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila është bërë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme.

Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge.

Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës.

Romeo Nazarko u shpreh se aksi Korçë-Ersekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë.

EVIS BERBERI NE PRANGA 

Kujtojmë që pak kohë më parë përfundoi në pranga krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Evis Berberi bashkë me dy biznesmenë miq të tij ka përfunduan në qeli, pas një kontrolli blic në banesë ku i janë gjetur shuma parash dhe piktura me vlerë disa mijëra euro.

EDHE CENO KLOSI NE HETIM

SPAK po ashtu ka nisur hetimet edhe  ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi. Zyrtari i lartë i Tatimeve po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka  punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura