Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK për ndërprerjen e vetting-ut për Alfred Ballën! Mbahet sot seanca për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Apr 29, 2024 | 9:41
SHPËRNDAJE

alfred balla1

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur sot shqyrtimin e ankimit ndaj Alfred Ballës, kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të cilin është ndërprerë procesi i vettingut.

Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, i cili nuk është shprehur me vendimmarrje për Alfred Ballën, i cili iu nënshtrua procesit të vettingut për funksionet që mbante si këshilltar ligjor i Gjykatës së Lartë në vitin2007.

Komisioni i Vettingut e ka ndërprerë vlerësimin e thelluar për Ballën me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit, por Komisioneri Publik ka kërkuar që KPA të marrë një vendim për kreun e KLP-së, Alfred Balla.

Seanca ka nisur sot në KLP, me kryesuese Ina Ramën dhe relatorë Albana Shtyllën.

Njoftimi: 

Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura