Koreja e Veriut: Komuniteti ndërkombëtar “i shqetësuar” për furnizimin e SHBA me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Apr 29, 2024 | 9:26
SHPËRNDAJE

Ka shqetësim brenda komunitetit ndërkombëtar për furnizimin e SHBA me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ka thënë Koreja e Veriut.

00113_Raketa-e1714230538144

Kievi ka përdorur dy herë këtë muaj raketa balistike me rreze të gjatë nga SHBA kundër Rusisë, sipas NBC News.

“SHBA-ja ka furnizuar në mënyrë të fshehtë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim të komunitetit ndërkombëtar”, tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Veriut.

“SHBA-ja nuk mund të mposht kurrë ushtrinë dhe popullin heroik rus me ndonjë armatim apo mbështetje të fundit ushtarake”, shtoi ajo, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Profesor Michael Clarke, analist ushtarak i Sky News, ka thënë se Koreja e Veriut po furnizon me armë Rusisë – e lehtësuar nga Kina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura