Lediona Xheladinaj dhe Ilnisa Agolli në nominim “kokë më kokë”, cila nga banoret e Big Brother Vip u eliminua! Meriton Mjekiqi “vajton”

Mar 27, 2024 | 7:36
SHPËRNDAJE

Gazetarja Lediona Xheladinaj ishte e eliminuara e radhës në shtëpinë e Big Brother Vip. Nga pesë banorë që ishin në televotim, Lediona dhe gazetarja Ilnisa Agolli dolën në një përballje kokë më kokë, ku triumfoi kjo e fundit.

lediona ilnisa

Teksa banoreve iu komunikua vendimi i televotimit në studion e BBV, Meriton Mjekiqi qëndronte i “strukur” në korridor në pritje për të mësuar nëse partnerja e tij ishte eliminuar.

meritoni1

Pasi Ilnisa mësoi se nuk ishte eliminuar u rikthye në shtëpi, por pa u përshëndetur me Ledionën. Ndërsa gazetarja hapi biletën e fatit, por rezultoi vetëm “kthim”.

lediona ilnisa1

“Mësova të njoh veten, mësova shumë, durim, tension, të jetosh me njerëz të panjohur. E ndjeja që do të isha unë ajo që do dilja. Avantazhi i Ilnisës ishte romanca, nuk më pëlqenin që më thoshin nën hijen e Julit, por edhe të largohesha nga Juli dhe Erjola nuk largohesh dot”, tha ajo pas eliminimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura