Drejtori i Policisë jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Dyshohet se i plagosuri…

Sep 15, 2020 | 20:08
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebai Jaupaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

Si pasojë e shpërthimit në ish-nënstacionin e fundit të Tiranës së Re, mbeti i plagosur Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, që një vit më parë këtij të fundit iu bë atentat në qendër të Rrëshenit.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preg Gjini ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda”, tha Jaupaj.

I pyetur për pistat e hetimi, Jaupaj tha se nuk mund të japë prononcim për këtë pasi është ende në hetim çështja, por dyshohet pista e hakmarrjes mes Preng Gjinit dhe personave jashtë Tirane.

“Nuk dua të  bëj me dije në këto momente sepse ne organizohemi për kontrolle në vijimësi por ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjera jashtë Tiranës”, deklaroi Jaupaj.

I plagosuri Preg Gjini aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe është futur në sallën e operacionit, por ka shpresa për rikuperimin e tij, ndonëse gjendja paraqitet tejet e rëndë.

“Nga ky shpërthim i dëmtuari është futur në sallën e operimit dhe kemi shpresa për rikuperim.  Kemi dhe një kalimtar, shtetas italian të dëmtuar lehtë”, u shpreh Jaupaj.

LEXO EDHE:

FOTO e rëndë/ Detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm i një automjeti në Tiranë. Shoferi i gjymtuar brenda makinës

Zbardhet identiteti i të riut që iu bë atentat në Tiranë, vëllai i të ekzekutuarit në mënyrë mafioze në Rrëshen para syve të fëmijëve

Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë e gjashta midis dy fiseve në Rrëshen/ Saga e krimeve nisi për shkak të…

Atentati tek “Vasil Shanto”/ Drejtori i Spitalit të Traumës flet për gjendjen e Preng Gjinit

FOTO+VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli te kryqëzimi Selitës, dyshohet për atentat me telekomandë, një i plagosur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura