FOTO e rëndë/ Detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm i një automjeti në Tiranë. Shoferi i gjymtuar brenda makinës

Sep 15, 2020 | 19:41
SHPËRNDAJE

Ky që shihni në foto është shoferi i gjymtuar i mjetit, ndaj të cilit u organizua një atentat pasditen e sotme.

Shoferi Preng Gjini po lufton me jetën në spital, për shkak të plagëve të shumta.

Ngjarja që tronditi kryeqytetin ndodhi në zonën e ish-nenstacionit te fundit te Tiranes se Re, te ura e Nesherakut, një nga zonat me trafik të dendur në Tiranë.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë është dëgjuar në një sërë lagjesh rreth e rrotull. Drejtuesi i mjetit siç shihet në foto është nxjerrë i gjallë.

Fatmirësisht, në automjet nuk ka pasur persona të tjera. Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë vendosur poshtë mjetit.

LEXO EDHE:

Zbardhet identiteti i të riut që iu bë atentat në Tiranë, vëllai i të ekzekutuarit në mënyrë mafioze në Rrëshen para syve të fëmijëve

Drejtori i Policisë jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Dyshohet se i plagosuri…

Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë e gjashta midis dy fiseve në Rrëshen/ Saga e krimeve nisi për shkak të…

Atentati tek “Vasil Shanto”/ Drejtori i Spitalit të Traumës flet për gjendjen e Preng Gjinit

FOTO+VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli te kryqëzimi Selitës, dyshohet për atentat me telekomandë, një i plagosur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura