Atentati tek “Vasil Shanto”/ Drejtori i Spitalit të Traumës flet për gjendjen shëndetësore të Preng Gjinit

Sep 15, 2020 | 20:15
SHPËRNDAJE

Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj thotë se gjendja shëndetësore e Preng Gjinit është e rëndë.

Ai konfirmoi se po i nënshtrohet një operacioni, teksa shton se po lufton për jetën.

”Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi. Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim”- tha Zenelaj për News 24.

Gjini mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati që u organizua pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranës.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë u dëgjua në një lagjesh të kryeqytetit, ndërsa automjeti thuajse është i shkatërruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura