Zbardhet identiteti i viktimës në Gjirokastër, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë: Paraprakisht dyshohet se…

Jul 15, 2020 | 22:19
SHPËRNDAJE

Një djalë është gjetur i pajetë përballë Teqes, në lagjen ‘Zinxhira’, në Gjirokastër.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

“Panorama” mëson se viktima është Gjergj Ajmasi, 35-vjeç dhe është gjetur nga sherbimet e policise me plage qe dyshohet se mund te jene shkaktuar nga sende te forta dhe ndersa po tyransportohej ne spital ka nderruar jete.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e kesaj ngjarje te rende, ndersa grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ne komisariat jane shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per ngjarjen.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura