“Ky skandal duhet hetuar deri në fund”- Vasili denoncon: Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 1.7 mln $ për policinë. Si u gënjye NATO

May 22, 2019 | 18:31
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se qeveria i ka hequr 1.7 milion dollarë Ministrisë së Mbrojtjes për t’ia transferuar Ministrisë së Brendshme.

petrit-Vasili-deklarata

Ai deklaron se Ministria e Mbrojtjes gënjeu NATO-n se nuk kishte fonde të mjaftueshme dhe në të njëjtën kohë qeveria i heq shumën në fjalë.

Sipas tij, një pjesë e parave do të shkojnë për të shpërblyer policët që kanë siguruar rendin gjatë protestave të opozitës, sipas tij, për “meritën” e turpshme për të hedhur gaz helmues ndaj qytetarëve.

Reagimi i plotë i Vasilit:

(Dokumenti foto)

Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollarë me firmën e Edi Ramës për t’ja dhënë Ministrisë së Brendshme.

Një milion e shtatëqind mijë dollarë shpërblim për policinë sepse pati “meritën” e turpshme qe te hidhte gaz helmues, të rrihte dhunshëm dhe arrestonte qytetaret e pafajshëm dhe mbrojti me zjarr egërsisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes për të gënjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin paratë për buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumës, helikopterët e shëndetësisë dhe emergjencat civile, ndërsa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollarë sevap për policinë.

Paratë e Fondit rezerve te qeverise, te buxhetit te koncesioneve dhe të tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi, kurse Ministrisë së Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvaten paratë. Një skandal i tillë duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor për tu mbajtur në këmbë edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshëm të qeverisë dhe kuptoni këtë banditizëm qeveritar të padëgjuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura