Kroacia në BE, Rama në Zagreb, i ftuar në ceremoni

Jun 29, 2013 | 10:43
SHPËRNDAJE

Të hënën Kroacia bëhet zyrtarisht anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian. Kreu i Partisë Socialiste, dhe kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet Twitter se është ftuar në Zagreb për të marrë pjesë në ceremoni.  Rama shkruan se udhëton sot për në Zagreb për ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në BE me kreret e shteteve e qeverive.

Po ashtu kreu i socialistëve ka falenderuar të gjithë ndjekësit e tij në Twitter.

“Fantastike! U beme 65 mije ketu faleminderit juve! Sot ne Zagreb per ceremonine e hyrjes se Kroacise ne BE me kreret e shteteve e qeverive.”- shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura