Kriza e çmimeve/ Si ndërhynë në treg Kurti, Micotakis dhe Vuçiç për çmimin e naftës

Mar 9, 2022 | 14:17
SHPËRNDAJE

Vucic-kurti-mitsotaqisGAZETASHQIPTARE.al/ Deri tani, në rajon nuk ka rrezik për kërcënime ushtarake nga lufta në Ukrainë, por rritja e çmimeve ka goditur rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve. Diferenca është në reagimet e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë dhe Serbisë. Ndërsa në anën këtej të kufirit, Rama i la çmimet në mëshirë të tregut, drejtuesit e shteteve të tjera morën masa kundër spekulimit.

Çmimet nuk varen nga qeveria”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije qytetarët shqiptarë se duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, si skenarët më dramatikë të pasojave të luftës në Ukrainë. Rama ngriti duart lart kur foli për rritjen e çmimeve, duke thënë se ky ishte sistemi që zgjodhëm në vitet 90, duke i lënë rrugë të lirë lojës së tregtarëve me çmimet në një moment krize.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik”, tha Rama.

Ndërhyrja e Albin Kurtit në treg

Qeveria e Kosovës vendosi një kufi në çmimet për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të saj. Në këtë vendim thuhej qëllimi është mbrojtja e konsumatorëve dhe aty përcaktohen çmimet shitëse maksimale për tregtarët e naftës me shumicë dhe pakicë.

Pavarësisht se çmimet u rritën si pasojë e krizës së provokuar nga lufta në Ukrainë, masat e vendosura janë si në vijim…

LEXO SHKRIMIN E PLOTE NE GSH.al (KLIKO KETU)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura