Kosova në 16-vjetorin e Pavarësisë

Feb 20, 2024 | 7:30
SHPËRNDAJE

NGA MERLIN TUSHE Kosovë ne të dalim zot

Më 17 shkurt 2024, Kosova festoi 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me këtë rast në SHBA u organizuan evente të ndryshme nga institucionet amerikane dhe shqiptare. Në qiellin amerikan u valëvitën flamujt e Kosovës, Amerikës dhe Shqipërisë, nuk mungoi të shpalosej edhe flamuri autochthonous i Shqipërisë mes dy figurave legjendare Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Me këtë rast, ambasadori i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, dr. Blerim Reka organizoi një pritje madhështore në Nju Jork me pjesëmarrjen e diplomatëve amerikanë, shqiptarë, medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ku nën tingujt melodiozë të Himnit të Kosovës, Amerikës dhe këngëve patriotike interpretuar nga artistët Ergin Oda dhe Mariza Ikonomi, të ftuarit kaluan një mbrëmje të këndshme e të veçantë.

Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington, DC., Ilir Dugolli, pikërisht më datë 17 shkurt 2024 organizoi një event tepër mbresëlënës e të paharruar në Selinë e Ambasadës Shqiptare në Uashington, DC., me praninë e diplomatëve amerikanë, shqiptarë, përfaqësues të medias e komunitetit shqiptar. Të ftuar specialë ishin ambasadori William Walker së bashku me bashkëshorten e tij, personaliteti i lartë i TV – “Zëri i Amerikës”, Elez Biberaj.

Mes të ftuarve ishin edhe aktivistet Moza, Dajçi, Merita B. Mc Comarck etj.. Festa u mbyll me një foto të përbashkët në verandën e ambasadës, shoqëruar me koktej të pasur me ushqime tradicionale shqiptare, pije e fruta të stinës. Takime të rëndësishme gjithashtu u mbajtën nga Senati Amerikan në Albany nga Senatorja Jesica Spanton dhe Assembly Assistant Majority Leader 61st Districkt, Charles D. Fall, me iniciativën e aktivistëve të njohur Naser Nika Shpëtim Qorraj dhe mbështetjen e Vanesa Lumanit. Edhe nga New York City Council – Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borelli, David Carr, Kristty Marmorato pritet të organizohet festa e pavarësisë së Kosovës në Nju Jork.

Federata “Vatra” në Nju Jork hapi një ekspozitë fotografike me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Koncert artistik u shfaq po në Nju Jork edhe nga elita e artistëve shqiptarë Merita Halili, Raif Hyseni, Aurela Gaçe, Mariza Ikonomi, Ergin Oda, etj.. Por kjo pavarësi nuk u fitua lehtë, u deshën 600 vjet që Kosova të fitonte paqen shkëputur nga armiku shekullor Serbia, e cila nuk fle, por si egërsirë pret rastin të sulmojë Kosovën. U derdh shumë gjak, shumë mund nga shqiptarët e Kosovës për këtë fitore të ëndërruar.

U vra tinëzisht në pritë prijësi Isa Boletini me djemtë, nipat e luftëtarët e tij, u vra komandant Adem Jashari me familje. Ishin luftëtarët e UÇK dhe Batalionit Atlantiku që luftuan për paqen e lirinë që gëzojmë sot në Kosovë. Duke u ndalur tek figura e Heroit të Kombit, Isa Boletini, dua të citoj gazetaren amerikane Bertha Spencer, që e ka takuar personalisht Isa Boletinin, ajo ka sjellë për lexuesin një korrespondencë interesante mbi karakterin e tij duke e quajtur Shqiptari më i madh qysh prej kohës së Skënderbeut, si luftëtar trim, të ndershëm, fisnik e më të famshëm të Ballkanit.

Si autore e këtij artikulli, falënderoj luftëtarët e lirisë UÇK-së, Batalionin Atlantiku, djemtë që u lindën e u rritën në SHBA, e të armatosur udhëtuan me avion nga Amerika në luftë kundër krimeve serbe për të mbrojtur vatanin, nënat, motrat, prindërit e bashkëkombësit e tyre. Ku u vranë e ranë heroikisht edhe vëllezërit Bytyqi, u them se të parët tanë/tuaj morën armët për Kosovën, por ju e vazhduat luftën dhe fituat, urime! Një urim i shkon SHBA, Anglisë dhe forcave të NATO-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura