Komisioni Rregullator miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Feb 26, 2021 | 17:54
SHPËRNDAJE

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

unnamed

Në pikën dy të vendimit thuhet se fleta mund të ndryshojë përmasat në varësi të listave shumëemërore në çdo zonë zgjedhore.

Vendimet janë marrë me shumicë votash të pesë anëtarëve të Komisioni Rregullator.

Më herët, anëtarja e Komisionit rregullator në KQZ, Helga Vukaj kërkoi që kandidatët e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të identifikohen me emra dhe jo me numra.

Letra që do të përdoret për prodhimin e fletës së votimit, përmban disa elemente sigurie. Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elemente teknik në formën e kodeve që identifikojnë numrin serial, zonën zgjedhore dhe qendrën e votimit që nuk lexohen me sy të lirë (barkod). Fletët e votimit prodhohen në blloqe pa kundërfletë.

“Fleta me numra është diskriminuese”- Helga Vukaj: Risia e Kodit kërkon listë me emra dhe te identifikueshëm

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura