“Fleta me numra është diskriminuese”- Helga Vukaj: Risia e Kodit kërkon listë me emra dhe te identifikueshëm

Feb 26, 2021 | 10:31
SHPËRNDAJE

pjimage (11)

MARIGLEN KUME

Anëtarja e Komisionit rregullator në KQZ, Helga Vukaj kërkon që kandidatët e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të identifikohen me emra dhe jo me numra.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, anëtarja e propozuar nga PD në KQZ shprehet se identifikimi i kandidatëve me numëra është diskriminues dhe nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Ne ditet ne vazhdim Komisioni Rregullator do te miratoje edhe permbajtjen e fletes se votimit te cilen padyshim e konsideroj qe te jete pasqyre e dispozitave te Kodit Zgjedhor dhe do te kete identifikim konkret te kandidateve, logo perfaqesimi dhe cdo element tjeter qe i jep konkretizim e transparence votuesve.

Ne lexim te Kodit – çdo kandidat identifikohet me emer e mbiemer dhe i tille edhe rregjistrohet, apo jo? Pra, kandidati nuk mund te rregjistrohet ne KQZ si “numer”.

Ne kete logjike as mund te identifikohet si numer e as te ulet ne Kuvend e te thirret si “numer” ne salle?! Risia e kodit per viten preferencile kerkon listë me emra dhe te identifikueshëm nominalisht. Vetem keshtu identiteti i tyre mund re deshmije per integritetin e tyre dhe votebesimin!

Ne logjiken e numrave, ligjvenesi do e kishte te lehte te krijonte edhe mundesine e matrikullimit me numra te caktuar te kandidateve duke gjetur formula konkrete ne Kod, por per hir te se vertetes nuk e ka bere kete , pasi bie ndesh me parimet e identifikimit paresor te individit si shtetas e me pas te identifikimit individual ( ne kete rast i cilesuar) të vetë kandidatit, i cili ne kuader edhe te risise se votes preferenciale medoemos duhet ti shfaqet votuesit me identitetin e tij civil, pasi ne te kundert edhe votes preferenciale do ti humbiste sensi dhe do te kishim diskriminim pozitiv ne favor te numrit 1. Fleta me numra është diskriminuese dhe jo e parashikuar nga Kodi”, tha znj.Vukaj.

Por çfarë përmban akti që miraton Komisioni Rregullator sot dhe çfarë ndodh më pas?

“Miratimi i specifikimeve teknike te fletes se votimit nuk prezumon miratimin e permbajtjes se fletes dhe as modelin e fletes, thjeshte ky akt i jep mundesine institucionit te KQZ te inicioje proceduren e prokurimit per prodhimin standard per pasjen e fletes se votimit ne kohen e duhur. Specifikimet teknike konsistojne ne elemente te domosdoshem e te nevojshem te cilesise se letres se votimit. Padyshim qe procesi i prokurimit kerkon edhe nje ekement tjeter sic jane dimensionet bazike qe do te kete fleta e votimit. Them bazike pasi permasat e fletes se votimit ne perputhje edhe me parashikimet ne Kodin Zgjedhor do te mund te edhe te ndryshohen ne varesi edhe te rregjistrimit te kandidateve ne vijim”, vijoi Vukaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura