Kate Winslet bën deklaratën “bombë”: Njoh së paku katër aktorë që fshehin seksualitetin e tyre

Apr 6, 2021 | 8:53
SHPËRNDAJE

Kate Winslet po flet për një stigmë ekzistente në Hollywood, me të cilën përballen aktorët homoseksualë.

FILE - In this Jan. 17, 2016 file photo, Kate Winslet poses for photographers at the Critics Circle Awards at a central London venue, London. Winslet has joined the "Avatar" franchise which will reunite the actress with her "Titanic" director James Cameron. A spokesperson for 20th Century Fox confirmed the news Tuesday, Oct. 3, 2017. (Photo by Jonathan Short/Invision/AP, File)

Në një intervistë të fundit me “The Sunday Times”, fituesja e “Academy Awards” tha se ajo njeh ‘të paktën katër’ aktorë të cilët e mbajnë të fshehur, për të mos rrezikuar karrierën e tyre.

Unë nuk mund t’ju them numrin e saktë të aktorëve që njoh, disa të njohur, disa që sapo kanë nisur, të cilët janë të tmerruar se seksualiteti i tyre do të zbulohet dhe për këtë arsye asnjëherë nuk zgjedhin role si ‘homoseksualë’”,-tha ajo.

kate winslet (1)

Unë mund të mendoj për të paktën katër aktorë që fshehin absolutisht seksualitetin e tyre. Është e dhimbshme. Sepse ata kanë frikë se mos zbulohen. Dhe kjo është ajo që ata thonë: ‘Unë nuk dua të zbulohem’“.

Gjithashtu ajo vuri në dukje se ky stigmatizim vlen më shumë për burrat.

Sa i përket asaj që është e nevojshme për të sjellë ndryshime, tha Winslet, do të duhet që më shumë njerëz ta pranojnë veten ashtu siç jam janë”.

kate winslet (3)

Nuk kam ndërmend të bëj kritika të ashpra për Hollywood-in. Unë po flas vetëm për ata aktorë të rinj që mund të mendojnë t’i bashkohen këtij profesioni dhe të gjejnë një mënyrë për ta pranuar veten”,- tha ajo. “Që të ketë më pak gjykim, diskriminim dhe homofobi“.

“Emonit” është një film i ri me protagoniste Winslet, ku karakteri i saj ka një marrëdhënie sekrete me një grua tjetër, të luajtur nga Sooraj Ronan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura