Kapriçot e motit/ E shtuna me shi e shtrëngata, por ja si do jetë e diela

Aug 7, 2020 | 14:47
SHPËRNDAJE

8-9 gushy

Edhe e shtuna do të jetë e pafavorshme për pushuesit e qyteteve bregdetare në vend. Sinoptikanët thonë se moti do të rezervojë orë me diell të dielën, ndërsa nesër priten reshje shiu dhe vranësira.

Ja njoftimi nga meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Sa i përket ditës së Shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore, malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.

Përmirësim i lehtë pritet të vijë gjatë ditës së Diel me më tepër orë me kthjellime por edhe alternime vranësirash.

Në relievet kodrinore-malore këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Por, sa i përket vijës bregdetare – ndryshe nga dita e shtunë – parashikohet që të ketë më tepër orë me diell për ata që tashmë ndodhen me pushime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura