Jonida Vokshi “tradhton” Besnik Krapin dhe del në takim me dikë tjetër: Më fal shpirt

Sep 22, 2020 | 17:04
SHPËRNDAJE

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Ata u bënë prindër të një vajze, Emit, në muajin qershor dhe po shijojnë ditët më të bukura të dashurisë.

Herë pas herë, çifti ndajnë momente me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë as batutat dhe ngacmimet mes tyre.

Në një postim së fundmi, Jonida Vokshi zbuloi se mbrëmjen e së hënës “tradhtoi” Besnik Krapin, duke dalë në një takim me një mikeshë.

“Takimi im për sonte,”- shkroi ajo, duke postuar një foto të mikes së saj.

Ndërsa iu drejtua bashkëshortit: “Më fal shpirt”, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

/Panoramaplus.al

    

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura