Izraeli goditet me raketa në veri të vendit, plagosen gjashtë persona

Apr 17, 2024 | 14:06
SHPËRNDAJE

Raketat kanë goditur veriun e Izraelit, duke plagosur të paktën gjashtë persona, raporton rrjeti ynë partner NBC News.

Hezbollah

Të plagosurit po evakuohen nga Galilea perëndimore në një qendër mjekësore në Nahariya, thanë shërbimet e urgjencës.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Shkëmbime të shpeshta raketash midis Izraelit dhe Hezbollahut janë zhvilluar përtej kufirit me Libanin që nga fillimi i luftës në Gaza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura