Protesta e opozitës/ Veliaj: Çapaçula me molotov, për ta s’ka vend në Tiranë! Më pritën jashtë SPAK-ut me makinat 100 mijë euro

Apr 30, 2024 | 17:56
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku Erion Veliaj pas dëshmisë në SPAK ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Bashkiak online, ku ka komentuar akuzat e opozitës, teksa tha se ata shkojnë nga humbja në humbje me të njëjtin etuziazëm.

erion veliaj del nga SPAK-inceneratoret (7)

Veliaj komentoi dhe protestën teksa tha se  janë ‘çapaçule më molotov’, por që nuk arrijnë dot as kreativitetin e fanatiskave të Tiranës apo Partizanit. Ai tha se protestues të tillë nuk e kanë në vendin në Tiranë.

“Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike, teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. E kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes.

Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, – se stani me lepur është këtu jashte, por lepuri në bark është te rruga Mustafa Matohiti, – jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i kujtojë” tha Veliaj.

Me tej ai u shpreh se: “Jo në majë të hekurave, por edhe në Himalaje të shkojë ai që e ka lepurin në bark. Ata s’kanë ç’i bëjnë Tiranës. Unë jam këtu i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni këtu të zgjedhur nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Tiranës dhe kur të shkruhet historia e këtij qyteti do ngelen veprat. Këta çapaçulat me molotov që janë bashkim shumë i dobët i fantiksave të Tironës dhe Partizanit, nuk u afrohen dot atyre as me kreativitet.

Se kreativiteti i tyre është bajat. Këta nuk kanë vend në Tiranë. Huri, zjarri, litari, nuk kanë vend në Tiranë, vrasja e njerëzive si Remzi Hoxha, përbuzja  e aktivistëve si Tomor Malasi, mugesa e respektit për Ali Ahmetin, dhe mungesa e dinjitetit dhe dhembshurisë për ata që janë në nevojë  ekonomike.

Mesazhi im për ta është shkoni nga humbja në humbje pa mungese entuziazmi, i ka mundur tre herë Edi Rama dhe PS, i kemi mundur tre herë ne dhe PS.  Dhe do i mundim sërish sepse ata nuk kanë asnjë ide dhe asnjë fantazi. Ai që humbi me 60 mijë vota, humbi me keq se Lulzim Basha, ka qenë drejtor në Bashki dhe nuk mbahej mend për gjë tjetër, vetëm letargjik, llum, bixhoz e llogje”, tha Veliaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura