Avokati Genc Gjokutaj në protestën para bashkisë: Të mbrojmë Tiranën! Efektivëve të policisë u them se…

Apr 30, 2024 | 17:25
SHPËRNDAJE

Në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm edhe avokati Genc Gjokutaj. Në fjalën e tij ai tha se duhet të mbrojmë Tiranën, pasi Tirana dhe Shqipëria tha ai, është demokracia.

protesta 1

“Një fjalë i them policisë, ju jeni policia e shtetit që duhet të mbroni ligjin, por sot ju po mbroni një hajdut. Kjo është e pafalshme. Duhet të mbrojmë Tiranën, pasi me marrjen e Tiranës marrim gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi. Tirana dhe Shqipëria do fitojnë, Tirana dhe Shqipëria janë demokracia”, tha Gjokutaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura