Ish-kryebashkiaku i Vorës në kërkim, gruaja e tij fiton tenderin te Ministria e Brendshme (FOTO)

Jan 20, 2020 | 13:59
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka ceshtje te hapur me drejtesine, si person i shpallur ne kerkim nga policia, bashkeshortja e tij eshte shpallur fituese dhe ka marre tenderin per mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT.agim-kajmaku

Behet fjale per shtetasen Merita Kajmaku, bashkeshortja e Agim Kajmakut.  Gruaja e Kajmakut, administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së.

Mesohet se tenderi në fjalë është njoftuar ne faqen e Ministrise se Brendshme, ne pjesen e Agjencise se Prokurorit Publik.

Nderkohe qe mesohet se kjo firme ka dale fituese per kete tender, ne kohen qe Agim Kajmaku ishte ne kerkim, sic mund ta shihni edhe me poshte.

tenderi

Kujtojme se Kajmaku u shpall në kërkim në 11 nëntor, pasi akuzohet për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentash” dhe “përvetësim posti”.

Ne mungese, ndaj tij, gjykata e Tiranës ka caktuar  masën ‘arrest me burg’.

tenderi-kajmaku tenderi-kajmaku1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura