Ish-kongresmeni: Meta më paguan 15 mijë $ në muaj. I sigurova vendin te ceremonia e Trump

Jan 19, 2017 | 9:31
SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë, BIRN zbuloi një dokument që tregonte se LSI-ja kishte kontaktuar ish-kongresmenin amerikan Buck McKeon për të lobuar te qeveria amerikane në favor të saj, si edhe për të siguruar një biletë për ceremoninë e Presidentit Trump.

metaMirëpo, kreu i LSI-së tha dje se BIRN është një media sorosiste dhe se ai nuk kishte për të komentuar shumë lidhur me këtë gjë, shkruan “Panorama”.

Ditën e sotme, duke folur për gazetën “The Hill”, vetë ish-kongresmeni, i cili drejton firmën lobuese në Uashington ka pranuar se është kontaktuar nga LSI dhe se paguhet prej tyrë.

McKeonAi ka pranuar se merr 15 mijë dollarë në muaj nga kjo forcë politike për të lobuar në qeverinë amerikane.

Kërkesa e fundit, sipas tij, ka qenë sigurimi i një vendi për Metën në ceremoninë e Trump. McKeon tha se ai e ka gjetur një biletë për Metën, por vetë nuk do të shkojë në ceremoni, raporton “The Hill”.

Gjithashtu, McKeon thotë se nuk ka asgjë të keqe në këtë kontratë dhe të lobosh në Kongresin amerikan pro kësaj force politike.

“Nuk e di se çfarë pozicioni kanë ata dhe çfarë statusi mbajnë përballë vendit tonë”, tha McKeon. “Por kur njerëzit duan marrëdhenie të mira me qeverinë tonë, mendoj se është gjë e mirë që ne të ndihmojnë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve, për të formuar aleanca dhe për të përmbushur interesa të përbashkëta”, tha ai.

Më tej, McKeon thotë se do të takohet me Metën kur të vijë në Uashington, nëse do ta shtyjnë sërish kontratën.

“Kur ata të vijnë këtu do të flasim sërish nëse do të vazhdojmë kontratën. Nuk kam ndërmend të bëjë gjëra që dëmtojnë vendin tonë”, thotë ai. “Në Shqipëri ka vetëm 3 milionë banorë, nuk mendoj se përbëjnë kërcënim për vendin tonë”, përfundon McKeon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura