Incidenti/ Qytetari-Blushit: Më gjej punën që më premtove. Si përgjigjet deputeti

Feb 14, 2016 | 7:12
SHPËRNDAJE

Teksa ishte i pranishëm gjatë procesit të votimit për delegatët e Kongresit në Elbasan, deputeti Ben Blushi është përballur me një socialist të revoltuar, që i kërkonte punëne premtuar gjatë fushatës.

blBlushi përpiqet ta qetësojë, duke i thënë se nuk e la ai pa punë, ndaj ai për kët gjendje po ngre zërin sot në PS.

Në videon publikuar nga “Ora News”, duket edhe deputeti Balla, por që nuk përfshihet në debat.

Socialisti:Më premtoi punë por më la rrugëve

 Ben Blushi: Qetësohu

Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.

Ben Blushi I jep dorën: Qetësohu me mua e ke apo me atë,( për Taulant Ballën)

Socialisti:  Me ty e kam.  Më the do më fusësh në punë

Ben Blushi I jep dorën

Socialisti: Pse ta jap dorën, kot!

Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?

Socialisti: Jam vetë i 8-të pa bukë.

Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë

Socialisti: Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan më the jam i pari, ku e ke punën?

Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem se jeni të gjithë të papunë.

Socialisti: Na gjej punën

Pas incidentit, i pyetur nga mediat Blushi u përgjigj:

Të gjithë këta anëtarë të PS kanë shumë të drejtë që kërkojnë punë, pasi PS nuk i përgjigjet atyre. Njerezve nuk u është dhënë ajo që i është premtuar, shumica është pa punë, në qytet funksionon një kastë që bën delegatin, drejtorin, kryetarin, ka në dorë partinë, zgjedhjet, prandaj socialistët kanë të drejtë që janë të revoltuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura