I vodhën paratë emigrantit pakistanez në kufi, merret vendimi për dy efektivët e policisë. Si u ndaluan pas denoncimit

Feb 1, 2023 | 19:51
SHPËRNDAJE

Dy punonjësit e policisë kufitare në Qafë Botë janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë.

1674743184_PIKAKUFITAREQAFEBOTE

Marjus Jaupaj dhe Dritan Sulo akuzohen se i kanë marrë paratë një emigranti pakistanez gjatë kontrollit të kryer në pikën kufitare. Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i AMP

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ka kryer sot ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit Nr. 15 datë 01.02.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila vendosi caktimin e masës  së sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit e policisë Dritan Sulo dhe Ronald Xhaferi me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 e 25 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.01.2023, kur u ndalua punonjësi i policisë Marjus Jaupaj dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë Dritan Sulo.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura