“I përjetova keq, dua t’i fshij nga kujtesa”- Anxhela Peristri rrëfen momentin e vështirë në jetë: Unë qaj shumë por kur duhet të jem e fortë …

Dec 3, 2020 | 10:59
SHPËRNDAJE

Anxhela Peristeri ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi në jetën e saj. Gjatë një interviste së fundmi, këngëtarja është shprehur se ka punuar që në moshën 15-vjeçare dhe gjithmonë ia ka dalë e vetme.

Madje, theksoi se ka qenë një periudhë kur vetëm ajo punonte në familje.

Ndërsa rrëfeu se momentet më të dhimbshme dhe të vështira ishin kur iu bënë prindërit operacion.

Këngëtarja tha se kur mami i saj u bë operacion në Greqi nuk kishte lekë për ti paguar operacionin, kurse i ati kishte ulçerë të madhe dhe nuk e dinin si do shkonte situata.

Por Anxhela Peristeri, u shpreh kur është momenti për të qenë e fortë e mbledh veten pasi nuk dëshiron “që ta marrin përposhtë”, duke thekuar se këto ngjarje dëshiron t’i largojë nga kujtesa.

“Momente të vështira kam pasur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15 vjeçe dhe deri tani. Ka pasur një periudhë të gjatë në familje që kam punuar vetëm unë por e rëndësishme është shëndeti. Momentet më të vështira ishin kur mu sëmurën prindërit sepse edhe mami, edhe babi kanë bërë nga dy operacione. Kanë qenë momente të sikletshme, të dhimbshme. Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Ishte agonia 8 orë në operacion dhe babi sigurisht e ka pasur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçerë shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria. Për një periudhë të gjatë dua të vazhdoj të jem kështu siç jam, të jemi mirë me shëndet. Kjo ka rëndësi.

Në ato momente njeriu e gjen forcën. Nuk jam njeriu i vetëm që kam përjetuar këto gjëra. Ka njerëz që kam përjetuar gjëra më të vështira. Kështu është jeta në fund të fundit, janë sfida për të gjitha ne. Ndaj duhet të jemi të fortë dhe të mos mposhtemi nga këto gjëra. Unë qaj shumë, për një këngë, kur shoh një film, për çdo gjë. Por kur është momenti për të qenë e fortë e mbledh veten dhe mundohem të jem e fortë, s’dua të më marrin përposhtë,”– tha ajo e ftuar në “E ardhmja është vajzë”.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura