“I kemi duart me gjak, ku do vemi tani”, Repishti tregon frikën në familjen e Manush Myftiut në Dhjetor ‘90

Apr 17, 2018 | 13:19
SHPËRNDAJE

Ish i burgosuri politik, Sami Rrepishti i është rikthyer sot përmes një analize në Panorama debatit për kampin e Tepelenës dhe internimet e torturat në komunizëm.

Që në hyrje të shkrimit me titull “Tragjedia e ‘mendjeve të mbylluna’” ai sjell historinë e Arben Putos dhe motrës së tij e cila ishte martuar me një nga figurat e rëndësishme të regjimit komunist Manush Myftiu.

Manush Myftiu
Manush Myftiu

Ngjarja ka ndodhur në fillim të lëvizjes studentore, në dhjetor 1990 kur meraku i Nefo Myftiut, gruas së Manushit, ishte se çfarë fati do të kishin tani drejtuesit e regjimit, të cilat i kishin duart me gjak.

PJESE NGA RREFIMI I REPISHTIT

Në kujtimet e tij, historiani i ndjerë Arben Puto tregon se gjatë demonstratave studenteske të 8 Dhjetorit 1990, në nji vizitë tek e motra, Nefo Myftiu, bashkëshorte e kriminelit Manush Myftiu, -ish-kryetar i Komisionit për Internimet e familjarëve të personave të arratisun, kryesisht fëmijë, gra e pleq,- ajo e priti me britma histerike: “More Arben, ku të vemi tani? i kemi duart e lyera me gjak!” Vëllau, bani përpjekje me e qetësue, se nuk do të ngjante nji e keqe me ndryshimin e gjendjes.

Dhe ashtu doli! Asnji pjesëtar, përsëris asnji, nga anëtarët e familjeve të ish-udhëheqësve komunistë në Shqipëri, nuk u arrestue, burgos, torturue, internue, dënue e natyrisht as pushkatue. As edhe familja e diktatorit E.Hoxha. Shembull qytetnimi të njimendtë, dhe unë, i persekutuemi, jam kryenalt! Në Shqipëri, ky parim themelor i së drejtës civile (vetëm “personi” që kryen krimin ashtë përgjegjës për krimin), nuk respektohej. Në vendin tonë, komunistët kishin zgjedhë “të drejtën zakonore” që konsideronte “anmik” të gjithë familjen, dhe fisin e “fajtorit”.

ANALIZEN E PLOTE TE SAMI REPISHTIT TE BOTUAR SOT NE PANORAMA E LEXONI NE LINKUN

http://www.panorama.com.al/tragjedia-e-mendjeve-te-mbylluna/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura