Hysni Demiraj, kreu i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Si u votua

Mar 7, 2016 | 13:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur sot kreun e ri të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai është gjyqtari Hysni Demiraj, i cili kandidoi përballë Gramoz Levanajt.

Demiraj mori 8 vota pro dhe 1 kundër. Kundër mësohet se votoi anëtari i KLD-së Dritan Caka.

Në votim nuk mori pjesë presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Ministrisë së Drejtësisë Ylli Manjani.

Më herët janë emëruar gjyqtarët Floralba Prifti, Enkeleda Softa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Arjan Qafa, Amarildo Laci, për Gjykatën Administrative të Apelit

Votimi në KLD për kreun e Apelit, Gjin Gjoni heq dorë

Gjin Gjoni mësohet se ka hequr vetë dorë nga votimi në KLD për kreun e Apelit, raporton gazetari i Panorama.

malaj_0

Më herët, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se do kërkojë përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni, nga proçesi për kreun e gjykatës së Apelit të Tiranës.

“Është një kërkesë që vjen nga njëri prej kandidatëve për Gjykatës së Apelit. Kërkesën ta parashtroj në KLD”.

Një ditë më parë gjyqtari Alaudin Malaj, të cilit i ka mbaruar mandati në krye të Apelit, kërkoi përjashtimin e Gjin Gjonit  nga votimi për shkak se është në konflikt interesi.

“Në lidhje me proçesin e vlerësimit të kandidaturës sime për Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë, çmoj se pozicioni i z. Gjin Gjoni në detyrën e anëtarit të KLD-së, është në konflikt të hapur interesi.  Kjo për arsye se, tashmë është bërë publik fakti që zoti Gjoni ka depozituar kallëzim penal ndaj personit tim, më datë 17 Prill 2014, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme me nr. 1264 Prot.  Kjo çështje, pavarësisht se është pushuar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim datë 24.04.2014, përbën një fakt serioz i cili ndikon në këtë vendimmarrje të veçantë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë duke minuar paanësinë dhe transparencën e kësaj vendimmarrjeje.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura