Kërkesa për seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Salianji: E ka deklaruar vetë Dumani, Policia e Shtetit në nivele të larta ka lidhje me grupet kriminale

Apr 30, 2024 | 15:32
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë ku po shqyrtohet e opozitës mbi zhvillimin e një seance dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se ka qenë ky i fundit që e ka thënë se Policia e Shtetit në nivele të larta ka lidhje me grupe të strukturuara kriminale.

Sipas Salianjit, kërkesa e 9 deputetëve të opozitës duhet të kalojë, t’i dërgohet kreut të institucionit dhe vendoset data kur drejtuesi i institucionit të koordinuar me komisionin vjen dhe përgjigjet.

“Një kërkesë e firmosur nga 9 deputetë të opozitës i dërgohet kreut të institucionit dhe vendoset data kur drejtuesi i institucionit të koordinuar me komisionin vjen dhe përgjigjet.

Ne jemi komision përgjegjës për policinë e shtetit dhe ka një deklaratë ku drejtuesi i SPAK, zoti Dumani, ka thënë që në shumë veprime që duhet t’i kryejnë me policinë e shtetit, sidomos kur ka të bëjë me grupe të krimit të organizuar, policia e shtetit në nivele të larta ka lidhje me grupe të strukturuara kriminale.

Në këtë kontekst, ju dhe ne të gjithë bashkë si komision, a doni t’i japim mbështetje SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar. A keni shqetësim që personat të cilët mund të jenë të përfshirë, që janë në nivele   të larta të policisë së shtetit mund të jenë të lidhur me krimin, mos t’i lëmë për t’i kapur pas 10 vitesh. Ne jemi këtu të gjithë si deputetë me të njëjtin qëllim, pavarësisht qëllimeve politike tuaja që doni të bëheni barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë. Kërkesa është e qartë. Është një deklaratë publike që shqetëson cilin do dhe mbas asaj deklarate nuk ka asnjë reagim të një asnjë institucioni.

Besoj që do të ishte në nderin e këtij komisioni që ju të na bashkoheni në këtë kërkesë, por dhe nëse nuk na bashkoheni e keni për detyrim të kaloni kërkesën e parashtruar”, tha Salianji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura