Humbi ndaj Sasuolos, çudit Alegri: Nuk më shqetëson renditja, por…

Oct 27, 2021 | 21:50
SHPËRNDAJE

Juventusi u mund në shtëpi ndaj Sasuolos me rezultatin 1-2. Bardhezinjtë pësuan gol në minutën e 95 dhe humbën shancin që të afrohen me skuadrat e kreut. Në përfundim të sfidës ka folur dhe trajneri i ‘Zonjës së vjetër’, Masimiliano Alegri, i cili foli për golat e pësuar si dhe për renditjen e skuadrës.

alegri

“Duhet të jemi më të organizuar, sidomos gjatë fundit të ndeshjes. Duhet të reflektojmë sesi t’i përballojmë ndeshjet sepse nuk mund të pësojmë gola në kundërsulm. Është çështje mentaliteti”.

Tekniku nuk la pa përmendur dhe Sasuolon për lojën e zhvilluar

‘Sasuolo ka në skuadër lojtarë me shumë potencial. Janë të zotët në kundërsulm. Renditja? Në këtë moment nuk duhet ta shofim, por të mendojmë për sfidën e radhës.

Juventusi mbetet në kuotën e 15 pikëve pas 10 javëve kampionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura