Hapet “DORA REZIDENCË”, qendra më e madhe në Ballkan për rehabilitim dhe fizioterapi

Oct 31, 2019 | 13:24
SHPËRNDAJE

Dora-RezidencE vendosur në mes të gjelbërimit, me një kapacitet prej 150 shtretërish, të organizuar në bazë të nevojave të pacientëve dhe familjarëve të tyre, “DORA Rezidencë” është e para qendër fizioterapie në këto përmasa dhe e vetmja në Ballkan me standardet dhe aparaturat më të avancuara të 2019.

“Always in good hands”, (Gjithmonë në duar të sigurta), është edhe motoja që ka udhëhequr themeluesit e kësaj rezidence drejt këtij projekti, që mbrëmë, përmes një ceremonie të veçantë, ka hapur dyert drejt një misioni për të ofruar kujdes shëndetësor me standardet më të larta, por njëkohësisht për t’i bërë pacientët dhe familjarët e tyre të ndihen të sigurt. Rezidenca, rehabilitimi, eventet speciale si dhe shërbimi për korporatat, janë katër shërbimet që ofrohen në këtë rezidencë, e pozicionuar në rrugën “Aljadin Frashëri”, Dajt.

Kështu, “DORA Rezidencë” është konceptuar për të siguruar akomodimin e rezidenteve, duke u krijuar atyre kushtet perfekte për një qëndrim sa më komod vetëm, ose të shoqëruar nga familjarët e tyre. “DORA rehabilitacion” është pjesa bazë e rehabilitimit e ndarë në dy pjesë, salla e rehabilitimit dhe fizioterapia, e cila përbëhet nga dhomat e mjekëve, infermieria, dhomat e fizioterapisë që sigurojnë hapësirën e nevojshme dhe rezultate maksimale për pacientët.

“DORA special events” krijon hapësirën e nevojshme për evente në verandë, e cila ka pamjen me mahnitëse të Liqenit të Farkës, si edhe restoranti që ka një kapacitet prej 110 vendesh. Së fundmi, “DORA korporatë”, e cila është hapësira për biznesin ku krijohen kushte për organizime të seminareve dhe trajnimeve të specializuara.

Stafi i “DORA Rezidencë”, përveç kualifikimeve që ka, trajnohet me pedagogë e fizioterapistë të kualifikuar, të ardhur nga jashtë Shqipërisë. Aparaturat që janë në shërbim të pacientëve janë fjala e fundit e teknologjisë. Në të gjitha parametrat, “DORA Rezidencë” është konceptuar për t’u përshtatur me turizmin mjekësor, pra, nëse dikush do të ketë nevojë të jetë rezidentë përgjatë gjithë kohës së rehabilitimit, kjo qendër krijon kushtet më të mira për qëndrimin dhe rikuperimin e plotë.

Kjo qendër rezidenciale është e vetmja qendër në Ballkan, me standardet, shërbimin dhe aparaturat e këtij niveli, që do të prijë në Shqipëri rrugën e vendosjes së cilësisë për shërbimin që pacientët dhe familjaret e tyre meritojnë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura