“Gruaja s’donte, tha ik bëj seks me të tjera”- Një nga të dashurat ngel shtatzënë, 53-vjeçari: Kreva marrëdhënie seksuale me 3 gra, por …

Jan 13, 2022 | 14:03
SHPËRNDAJE

“Kam bërë seks me tre gra të reja dhe jam ndier mirë. Por tani njëra është shtatzënë”, rrëfen një 53-vjeçar në rubrikën “Deidre”.

image

Burri tregon se është i martuar prej 33 vitesh dhe ka në pronësi një dyqan bizhuterish.

Ai tha se “martesa e tyre ishte e lumtur, derisa bashkëshortja mbushi 50-vjeç dhe nuk donte më seks”.

Rrëfimi i plotë:

Kjo situatë shkaktoi debate mes nesh, pasi unë kam nevoja seksuale. Një mbrëmje ajo më tha: “Kur je kaq i dëshpëruar për seks, pse nuk gjen dikë tjetër?”

Ajo tha se e kishte menduar këtë prej disa kohësh dhe se seksi nuk ishte i rëndësishëm për të.

Gruaja më tha se nuk kishte më epsh dhe sugjerimi i saj mu duke si zgjidhja perfekte, pasi s’doja t’i jepja fund martesës.

U regjistrova në një faqe për njohja dhe disa gra u interesuan për mua. Fillova të takoj tre prej tyre, veç e veç. Njëra ishte 35 dhe dy të tjerët thanë se ishin 27-vjeçe.

Ishte e mrekullueshme. Dilnim për darka, rezervoja një hotel ose shkoja në shtëpinë e tyre për seks.

Por njëra prej tyre më pranoi se kishte gënjyer për moshën e saj dhe në fakt është 21-vjeç, më e vogël se djali im. Nëse do ma kishte treguar në fillim s’do e takoja kurrë.

Më kërkoi të pinim kafe dhe sa doja t’i thosha që s’doja ta takoja më hodhi “bombën” dhe më tha se ishte shtatzënë.

Ajo dëshiron ta mbajë fëmijën dhe të mos e abortojë sepse mendon se kam pasuri dhe do e mbështes atë e fëmijë. Por nuk është kështu.

 

© Panorama.al

Te lidhura