Fotot nga paparazi/ Deputeti Ulsi Manja bën “mbledhje” partie në kafe, edhe pse rreziku Covid është shumë i lartë

| 16:55
SHPËRNDAJE

Jemi në kohë fushate dhe çdo vend si dhe çdo kohë duket se janë të përshtatshme për t’i shërbyer partisë. Me sa duket edhe deputeti i Grupit Parlamentar Socialist, Ulsi Manja, ka ndezur motorët e fushatës dhe nuk e harxhon kohën kot.

Ai është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë, në një bar afër godinës së Parlamentit. Manja kishte mbLedhur në një tavolinë disa kolegë të tij, të cilët po shoqëronin bisedën me kafe dhe ujë.

Ndonëse Manja nuk e kishte hequr maskën as në kafe, ai kishte ulur në një tavolinë të vogël edhe katër kolegë të tjerë, me të cilët ka biseduar për një kohë të gjatë. Tashmë, politika është nën ethet e fushatës, ku leximi i rezultatit këtë herë është shumë i paqartë.

Ndërkohë që Lulzim Basha është i bindur se do të jetë ai Kryeministri i ardhshëm, Kryeministri Edi Rama, pas dy mandatesh në qeveri, pretendon një të tretë dhe duket shumë i bindur që do të fitojë.

/Panoramaplus.al

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.