FOTO/ U zëvendësua në minutat e fundit, objektivi i Milanit ofendon tifozët kundërshtarë me…gishtin e mesit

Jan 17, 2022 | 15:07
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Lilës, Renato Sançez, i tregoi tifozëve të Marsejës gishtin e mesit, pasi u tall nga këta të fundit, në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e të dielës.

renato sanchez

Marseja arriti t’i rrëmbejë një pikë Lilës në javën e 21-të në Ligën e Parë franceze. Por vëmendjen më të madhe në këtë sfidë e mori mesfushori portugez i Lilë, Renato Sançez.

Në minutën e 92-të, objektivi i Milanit këtë merkato, u zëvendësua dhe ai nuk e priti aspak mirë këtë veprim. Pas kësaj tifozët e Marsejës filluan duke e tallur dhe ofenduar mesfushorin. I nevrikosur, Sançez nuk hezitoi dhe i drejtoi gishtin e mesit tifozëve duke nxehur më shumë gjakrat.

24-vjeçari pritet të dënohet pas këtij veprimi të kryer, ndërkohë që pret vendimin që do të marrë federata.

renato sançez

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura