FOTO/ U zëvendësua në minutat e fundit, objektivi i Milanit ofendon tifozët kundërshtarë me…gishtin e mesit
Mesfushori i Lilës, Renato Sançez, i tregoi tifozëve të Marsejës gishtin e mesit, pasi u tall nga këta të fundit, në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e të dielës.
Marseja arriti t’i rrëmbejë një pikë Lilës në javën e 21-të në Ligën e Parë franceze. Por vëmendjen më të madhe në këtë sfidë e mori mesfushori portugez i Lilë, Renato Sançez.
Në minutën e 92-të, objektivi i Milanit këtë merkato, u zëvendësua dhe ai nuk e priti aspak mirë këtë veprim. Pas kësaj tifozët e Marsejës filluan duke e tallur dhe ofenduar mesfushorin.
I nevrikosur, Sançez nuk hezitoi dhe i drejtoi gishtin e mesit tifozëve duke nxehur më shumë gjakrat.
24-vjeçari pritet të dënohet pas këtij veprimi të kryer, ndërkohë që pret vendimin që do të marrë federata.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"