Zbulohet klauzola/ Ten Hag, 25% zbritje rroge nëse qëndron në “Old Trafford”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:17

Zbulohet klauzola/ Ten Hag, 25% zbritje rroge nëse qëndron në “Old Trafford”

Erik ten Hag përballet me një ulje page prej 25 për qindësh nëse ai vazhdon punën e tij në stolin e Mançester Junajtid. Holandezi nënshkroi një kontratë trevjeçare në “Old Trafford” në vitin 2022, por roli i tij është nën kërcënim serioz. Junajtid ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë pasi mposhti Shefilld Junajtid 4-2 në shtëpi, 13 pikë larg nga Aston Vila e vendit të katërt dhe duket se do të jetë jashtë garës për futbollin e “Champions League”.

ten hag

Dhe sipas “ESPN”, dështimi për të arritur elitën e Evropës do të bëjë që pagat e Ten Hagut prej 9 milionë paundësh në vit të zbriten me 25 për qind. Kjo do të thotë se holandezi do ta niste sezonin e ardhshëm me një pagë të rishikuar prej 6.75 milionë paundësh në vit. Por mbeten pikëpyetje të tjera për të ardhmen e ish-trajnerit të Ajaksit.

Siç zbulohet nga “SunSport”, Ten Hag duket se po shkon drejt shkarkimit nga “Old Trafford” pasi humbi besimin e tifozëve. Pika që mendohet se ka derdhur gotën është ndeshja gjysmëfinale e Kupës FA kundër Koventrit, ku pavarësisht se “Djajtë” kryesonin 3-0 kundër ekipit të Championship-it deri në minutën e 70-të, ata u barazuan në 3-3 dhe për të përcaktuar finalisten e 25 majit në “Uembli”, u deshën penalltitë që Junajtid të fitonte.

Tifozët nuk e festuan kualifikimin, ndërsa në tribunë ishin edhe bashkëpronarët Avram dhe Xhoel Glejzër, por edhe sipërmarrësi i ri, Sër Xhim Retklif, i cili ka marrë kontrollin sportiv të klubit. Pas tij ishte drejtori i ri teknik Xhejzon Uillkoks. Retklif ka bërë ndryshime në hierarkinë e klubit, ndërsa Omar Berrada u transferua nga Mançester Siti për t’u bërë administratori i ri i klubit, ndërsa DenAshuorth i Njukasëllit pritet që të marrë rolin e drejtorit sportiv.

Krahu i djathtë i Retklifit, Sër Dejv Breilsford pritet të ketë një fjalë të fortë në departamentin sportiv të klubit. Të gjitha zërat të çojnë te një largim i Ten Hagut pas finales së Kupës FA më 25 maj, ndërsa kandidatët e përfolur për ta zëvendësuar janë emra si Graham Poter, Roberto de Zerbi, apo edhe trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"