Statistikat interesante të javës së 34-t të Superiores/ Zbuloni trajnerin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 21:45

Statistikat interesante të javës së 34-t të Superiores/ Zbuloni trajnerin më të mirë dhe më të dobët

*Erzeni bëhet skuadra e dytë që bie matematikisht nga Superiorja, pas Kukësit.

superiore

*Java e 34-t e Superiores ka prodhuar 10 gola, me një mesatare 2 gola për ndeshje. Ndeshja me më shumë gola ishte Erzeni-Kukësi, ku rrjeta u tund plot 6 herë. Në 4 sfidat e tjera u shënua vetëm nga 1 gol.

*Vetëm 2 nga 10 golat e javës u shënuan në pjesën e parë, Jazxhi për Teutën kundër Egnatias dhe Blazeviç për Erzenin ndaj Kukësit. Të gjithë golat e tjerë erdhën në 45 minutat e dyta. *Dopieta e vetme e javës i takon sulmuesit Blazeviç të Erzenit në barazimin 3-3 me Kukësin.

*Penalltia e vetme u dha në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Ballshit, ku Solodovnikov i Kukësit e ktheu në gol.

*Plot 4 skuadra nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën e rrjetës këtë javë dhe për pasojë kanë dalë pa pikë. Ato janë Egnatia, Dinamo, Skënderbeu dhe Tirana.

TRAJNERET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"