KOMBËTARJA U-17/ Miqësoret me Malin e Zi, trajneri Bledi Shkëmbi publikon listën e 20 lojtarëve të grumbulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 13:07

KOMBËTARJA U-17/ Miqësoret me Malin e Zi, trajneri Bledi Shkëmbi publikon listën e 20 lojtarëve të grumbulluar

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy miqësore me Malin e Zi U-17 në datat 22 dhe 24 maj. Takimi i parë do të luhet në Podgoricë në Kompleksi stërvitor FCSG më datë 22 maj, në ora 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 24 maj, në ora 20:30.

bandicam 2024-05-19 13-07-10-876

Grumbullimi i Shqipërisë U-17 në kuadër të dy sfidave miqësore do të nisë të hënën më datë 19 maj, teksa trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret me Malin e Zi U-17.

Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"