Kush do të largohet nga Juventusi, “Zonja” ka një skuadër të tërë në ikje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 22:00

Kush do të largohet nga Juventusi, “Zonja” ka një skuadër të tërë në ikje

Një skuadër e gjitha në shitje. Vera e Juventusit do të jetë interesante jo vetëm për lëvizjet në hyrje, por edhe për shitjet që do të bëjnë drejtuesit në mënyrë që të mbushin arkat për t’i rifinancuar me blerje futbollistësh. Disa për faktin që janë afër skadencës së kontratës dhe të tjerë për mundësi.

juventus

Vlerësimet kanë nisur prej disa kohësh në shtëpinë e bardhezinjve dhe shumë lojtarë e dinë sepse i kanë valixhet gati. Përveç Pogbasë, që shumë shpejt do të divorcohet zyrtarisht nga Juventusi për shkak të skualifikimit për dopingun, edhe shumë të tjerë do të largohen.

MBROJTJA – Zërat për interesimin e Juventusit për Di Gregorion lirojnë në mënyrë të menjëhershme portierin Perin. Gardiani ka një kontratë që skadon në vitin 2025, por klubi është i detyruar që të planifikojë të ardhmen në portë, sidomos pas refuzimit të Sheznit për rinovimin e kontratës me pagë të përgjysmuar.

Verën e ardhshme polaku do të ketë vetëm një vit kontratë. Aleks Sandro po ashtu është në prag të lamtumirës sepse i skadon kontrata në 30 qershor, ndërsa Bremer mund të jetë një shitje me përfitim. Mançhester Junajtid është interesuar për brazilianin dhe Juventusi kërkon 60-70 milionë euro. Diskutimi është ndryshe për Djalo, që ende nuk është ambientuar me futbollin italian. Gjithnjë e më shumë merr jetë ideja që mund të huazohet për të luajtur me më pak presion pas një kohe të gjatë që s’ka minuta në këmbë.

MESFUSHA – Në pritje të vendimit për Adrien Rabionë, që është në skadencë kontrate, Juventusi po planifikon edhe largimet e MekKenit, Miretit dhe Nikolusi Kaviljas. Amerikani do të ikë përfundimisht pasi nuk pranon rinovimin e kontratës me rrogë të përgjysmuar. Për dy të tjerët do të pritet se çfarë kërkesash do të kenë. Janë lojtarë të rinj të lindur në akademinë e Juventusi. Për Miretin po interesohet Monza, ndërsa për Nikolusi Kaviljan është duke lëvizur Bolonja.

SULMI – Situata në sulm është e njëjtë me ato në repartet e tjera të bardhezinjve. Tre lojtarë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre. Detyra e parë e drejtuesve është që të rinovojnë me Kiezën, që është pranë skadimit të kontratës dhe kërkon të dëgjojë projektin për të qëndruar. Duhet parë gjithashtu reagimi i Vlahoviçit në uljen e pagës së tij. Kostiç pritet të largohet për t’i bërë vend një tjetër lojtari me karakteristika ndryshe nga të tijat dhe me kushte inferiore. Në fund të aventurës duket se kanë mbërritur edhe Milik dhe Kean.

I pari kërkon të nisë një aventurë të re në Premier Ligë, ndërsa i dyti po sheh përreth se kush do të trokasë në portë sepse bardhezinjtë duan t’i ulin rrogën. Për t’u verifikuar edhe e ardhmja e Iling, kontrata e të cilit skadon në 2025 dhe këtë vit ka pasur shumë pak mundësi për të treguar veten dhe për të gjetur vazhdimësi. Por ëshë objektiv i disa klubeve angleze. Juventusi është një kantier. Shumë punë këtë verë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"