VIDEO/ Luis Hemilton bën supermodelen Kendall Xhener të shajë dhe ulërasë si e çmendur: Të urrej, jam e lumtur që mbaroi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 20:38

VIDEO/ Luis Hemilton bën supermodelen Kendall Xhener të shajë dhe ulërasë si e çmendur: Të urrej, jam e lumtur që mbaroi

Luis Hemilton është argëtuar para Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1, duke bërë xhiro në pistë me një makinë sportive Mercedes-Benz AMG GT, teksa të ulur përkrah kishte modelen e njohur Kendall Xhener.

sdfsdfdsfdsfdsf

Kjo e fundit me sa duket nuk ishte mësuar me shpejtësinë dhe piloti britanik ka shfrytëzuar këtë xhiro për ta terrorizuar modelen e njohur.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet modelja e cila praktikisht i lutet pilotit të Formula 1 që të ndalonte. “Të urrej! E kuptoj që je i mirë. Nuk më besohet që bën çdo ditë këtë gjë”, tha ajo ndër të tjera teksa Hemilton merrte kthesat me shpejtësi marramendëse, mes të sharave të Kendall.

“Jam e lumtur që mbaroi”, tha ajo në fund, duke u treguar të gjithëve se sa ishte tmerruar në momente të ndryshme të kësaj xhiroje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"