Vjen hapi i rëndësishëm në karrierë, djali i Silvinjos firmos për klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 21:23

Vjen hapi i rëndësishëm në karrierë, djali i Silvinjos firmos për klubin e ri

Tiago Mendes, djali i trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit ,Silvinjo, ka bërë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij teksa ka nënshkruar kontratën e parë me një klub të rriturish në SHBA.

asddsadsadsadasds

Ai po vazhdon atje studimet universitare dhe tashmë po mendon edhe të bëjë hapa në karrierë si futbollist në nivelet gjysmë-profesioniste.

Tiago Mendes, i cili ndryshe nga i ati që shkëlqeu si mbrojtës, luan si mesfushor, ka firmosur me Grinvill Junajtid në kampionatin gjysmë-profesionist të NPSL.

Ky është një kampionat ku klubet e kategorive profesioniste të MLS shpesh “peshkojnë” futbollistë, ndaj për të riun kjo do të jetë një mundësi e mirë që të tregojë veten dhe nëse ka të ardhme në futbollin profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"