Verdiktet e Kategorisë së Dytë/ Zbardhet axhenda e finales së titullit, Valbona-Pogradeci, si dhe ndeshjeve shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 20:52

Verdiktet e Kategorisë së Dytë/ Zbardhet axhenda e finales së titullit, Valbona-Pogradeci, si dhe ndeshjeve shtesë

Valbona dhe Pogradeci janë ngjitur direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa Shënkolli dhe Këlcyra kanë zbritur në Kategorinë e Tretë.

kategoria-e-dyte

* Basania dhe Memaliaj janë ngjitur në Kategorinë e Dytë.

* Faza “play-off” me sistem eliminimi: Besëlidhja-Sopoti dhe Iliria-Tërbuni për grupin A – Luftëtari-Butrinti dhe Shkumbini-Oriku për grupin B. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në finale.

* Vendi i 9-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Vendi i 10-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off”-i me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

* Skuadra e renditur në vendin e 11-të të Grupit A, Albanët, do të zhvillojë një ndeshje me një takim me vendin e 10-të të Grupit B, Maliqin. Ekipi fitues do të qëndrojë në Kategorisë e Dytë. Skuadra humbëse do të zhvilloje një finale mbijetese me Albpetrolin, që është shpallur e treta më e mirë e Kategorisë së Tretë.

 

 

Axhenda

NDESHJET SHTESË NË

KATEGORINË E DYTË

 

Finalja e titullit

 

Të premten (10 maj)

Valbona-Pogradeci 18:00

(në “Elbasan Arena”)

 

 

Faza “Play off”

 

Të enjten (9 maj)

Besëlidhja-Sopoti 16:00

Iliria-Tërbuni 16:00

Luftëtari-Butrinti 16:00

Shkumbini-Oriku 16:00

 

 

Faza “play out”

 

Të premten (10 maj)

Albanët-Maliqi 15:00

(në Peqin)

 

 

Finalja e Kategorisë III

 

Të shtunën (11 maj)

Basania-Memaliaj 16:00

(në Vorë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"