Dy kthime të rëndësishme për Tetovën, Egnatia me grup të plotë ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 20:01

Dy kthime të rëndësishme për Tetovën, Egnatia me grup të plotë ndaj Dinamos

Prej dy ditësh Egnatia po stërvitet për ndeshjen me Dinamon, që luhet të mërkurën, në orën 16:00, në Elbasan.

egnatia

Të gatshëm për trajnerin Edlir Tetova do të jenë mesfushori Aleksi dhe mbrojtësi Xhemajli, të cilët kanë shlyer pezullimin nga kartonët. Stërvitje të rregullt kanë bërë ndërkohë Ndreca, Montenegro dhe Ibrahimoglu, lojtarë që kanë pasur probleme fizike kohët e fundit.

Nëse këta të fundit do të jenë gati për titullarë, apo jo, mbetet të shihet. Egnatia pritet të jetë e plotë kundër Dinamos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"