Inzagi i vë ultimatum Interit, do 5 sulmues/ Ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 21:00

Inzagi i vë ultimatum Interit, do 5 sulmues/ Ja arsyeja…

Në verën e vitit 2021 pas lamtumirës së Antonio Kontes, Simone Inzagi kishte pranuar “dietën” për një merkato të diktuar nga pronarët për shitjen e lojtarëve të rëndësishëm si Lukaku, Hakimi dhe Politano. Tani që ka sjellë në klub 6 trofe dhe mbi të gjitha një kampionat që i ndryshon statusin, trajneri mund t’ia lejojë vetes që t’i dërgojë sinjale klubit dhe të ketë kërkesa për merkaton.

inzagi

Sezoni i ardhshëm do të jetë i vështirë për shkak të ndeshjeve, por edhe impenjues për faktin që zikaltrit duan ta mbajnë lart stekën. Përveç Mkitarianit (që është shumë i rëndësishëm taktikisht dhe për këtë fakt luan gjithmonë) të gjithë lojtarët e tjerë të rëndësishëm në qershor dhe korrik do të jenë të impenjuar në Europian dhe Kupën e Amerikës.

Pastaj do të kenë vetëm pak ditë pushim për të shëruar muskujt e lodhur për 12 muaj ferri mes Championsit dhe Botërorit të ri të klubeve që do të luhet për 1 muaj në Amerikë.

GJITHÇKA NË SULM- Të programosh të ardhmen me yllin e dytë në fanellë është më e lehtë dhe kur të ulen në bisedime, Inzagi do të kërkojë patjetër të ketë 5 sulmues në ekip. “Kemi marrë 2 lojtarë të nivelit të lartë (Taremi dhe Zielinski). Iraniani është një futbollist ndërkombëtar që ka shënuar shumë gola, por duhet të kemi listë të gjatë sulmuesish.

Me Marotën, Auzilion dhe Baçinin po shohim lojtarë të tjerë”, tha ai pas Sasuolos. Simone insiston për sulmin sepse aty është prioriteti i tij. Kërkon një sulmues jo për të prishur ekuilibrat në dhomat e zhveshjes, por për më shumë rrotacion për Turamin dhe Lautaron.

Me largimin e Sançezit (në skadencë) dhe afrimin e Taremit numerikisht ekipi është si këtë sezon. Gjithçka do të varet nga zhvillimet për Arnautoviçin që për moshën dhe rrogën është vështirë të largohet. Nisur nga kjo, logjikisht sulmi është siç duhet. Por Simone kërkon një tjetër lojtar.

Pavarësisht se Zielinski shton kreativitetin dhe ndoshta do të synohet ndonjë tjetër mesfushor, Simone do patjetër lojtar ofensiv. Është gati të heqë dorë nga të gjitha “dhuratat” e tjera për të pasur një tjetër armë shtesë në momentet delikate të sezonit. Gudmunson është ëndrra e madhe e zikaltërve.

TË TJERËT- Gjithçka do të varet edhe nga zhvillimet që do të ketë Zhang me fondet e ndryshme për buxhetin e merkatos. Nëse nuk do të ketë shitje të paprogramuara ekipi nuk ndryshon shumë. Në mbrojtje mund të ketë një afrim, por Inzagi do vetëm një lojtar në repartin e avancuar.

sulmuesit

Ka besim se me Açerbin dhe De Vrajn mund të bëjë edhe një sezon tjetër, pavarësisht se vitin tjetër të dy bashkë do të jenë 70 vjeç. Por ai i njeh mirë mbrojtësit dhe ka besim të verbër tek ta, prandaj në tavolinën e merkatos do të kërkojë me të madhe: Vetëm një sulmues shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"