VIDEO/ E djathta vrastare në hyrje të zonës, Muçi bën heroi dhe dërgon Beshiktashin në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 0:08

VIDEO/ E djathta vrastare në hyrje të zonës, Muçi bën heroi dhe dërgon Beshiktashin në finale

Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Beshiktashit, teksa arriti të zhbllokonte sfidën ndaj Ankaraguçu, të vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Turqisë që përfundoi me shifrat 1-0.

GM_4pmNXQAEWLrb

Me një të djathtë vrastare në hyrje të zonës, talenti shqiptar, përshëndeti rrjetën në minutën e 70-të, duke çuar peshë tifozët vendas. Një gol me mjaft vlerë ky për Muçin, që dërgoi Beshiktashin në finalen e Kupës, teksa futbollisti shqiptar ishte padyshim heroi i mbrëmjes, duke vendosur sfidën.

muci goli

Vlen të theksohet fakti se 23-vjeçari u transferua në merkaton e janarit te klubi turk, nga Legia e Varshavës, ku në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, ka shënuar 3 gola.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"