Derbi ndaj Tiranës/ Skuka, mes fushës dhe pankinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 21:20

Derbi ndaj Tiranës/ Skuka, mes fushës dhe pankinës

Xhuliano Skuka ishte lëvizja më e bujshme e merkatos së verës dhe pavarësisht se nuk është kthyer i dikurshmi, ka treguar aftësitë e tij herë pas here. Por fakti është se në dy ndeshjet e fundit dibrani nuk e ka nisur ndeshjen si titullar.

SKUKA

Mbetet të shihet vendimi për derbin, ku Skuka është treguar disa herë vendimtar. Fakti është se Xhulio ka vuajtur gjendjen fizike dhe një dëmtim muskulor të pësuar dhe ka nisur vetëm pesë ndeshje nga minuta e parë që nga janari, nga 11 zbritje totale në fushë.

Dibrani ka arritur të shënojë tre gola. Duket sikur 25-vjeçari i ruan rrjetat për ndeshjet e mëdha, pasi në këtë sezon i ka shënuar një herë Tiranës dhe dy herë Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"