VIDEO/ Dueli Humels-Dembele, momenti që po bën xhiron e rrjetit! A ishte penallti ky rast?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2024 | 23:43

VIDEO/ Dueli Humels-Dembele, momenti që po bën xhiron e rrjetit! A ishte penallti ky rast?

Gjyqtari italian Daniele Orsato e gjeti veten në një pozicion të sikletshëm në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Borusia Dortmund, fillimisht duke sinjalizuar për një penallti për Ousmane Dembelen, përpara se të ndryshonte mendje dhe të jepte një faull jashtë zonës.

 dembele-780x439

Dembele u përpoq të kalonte Mats Humelsin kur u rrëzua afër zonës së Dortmundit pas 64 minutash.  Pati një vonesë momentale pasi skuadra e tij tërësisht italiane në kabinën e VAR konfirmoi vendimin e tij. 

Massimiliano Irrati dhe ndihmësi i tij Paolo Valeri më në fund dhanë dritën jeshile për të dhënë goditjen e lirë, e cila u gjuajt nga Marko Asensio, por që goditi vetëm murin. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"